Djali i presidentit Biden akuzohet për shmangie nga tatimi

8 Dhjetor 2023 | 10:12

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aktakuzë kundër djalit të presidentit Joe Biden, për shmangie nga tatimi.

Hunter Biden “shpenzoi miliona dollarë për një mënyrë jetese ekstravagante në vend që të paguante tatimin”, tha në një deklaratë prokurori special, David Weiss.

Sipas aktakuzës, Biden planifikoi shmangien nga tatimi prej se paku 1.4 milion dollarë gjatë viteve 2016-2019.

Nëse shpallet fajtor, Hunter Biden, 53 vjeç, mund të dënohet me deri në 17 vjet burgim.

Lidhur me këtë rast, avokati mbrojtës, Abbe Lowell, akuzoi prokurorin Weiss për “përkulje ndaj presionit republikan”.

“Bazuar në faktet dhe ligjin, nëse mbiemri i Hunterit nuk do të ishte Biden, akuzat në Delaware dhe tani në Kaliforni, nuk do të ishin ngritur”, tha Lowell në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Në muajin shtator, ndaj Hunter Biden ishte ngritur aktakuzë për mbajtje joligjore të një arme.

Djali 53-vjeçar i presidentit amerikan është deklaruar i pafajshëm për këtë rast.

Në dhjetor të vitit 2020, Hunter Biden, kishte thënë se është duke u hetuar për çështje të tatimit.

Hunter Biden kishte deklaruar se ai e ka marrë këtë çështje “shumë seriozisht” por shtoi se ishte i bindur se një “rishikim objektiv” do të tregonte se ai i kishte punuar “ligjërisht dhe në mënyrë të rregullt”.

Telashet ligjore të Bidenit të ri janë bërë çështje tejet kundërthënëse në politikën e Shteteve të Bashkuara, në kohën kur babai i tij po kërkon të rizgjidhet president.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026