Djali i Trump: Pashë babanë LIVE në TV duke iu shmangur plumbave, isha me fëmijët
Eric Trump tha se ai ishte dëshmitar i atentatit ndaj babait të tij, ish-presidentit Donald Trump, ndërsa shikonte televizor me fëmijët e tij të vegjël.
Sipas mediave të huaja, ai rrëfeu se si ai “thjesht nuk mund ta besonte” atë që po shihte që të shfaqej në ekran.
Përjetimin e tmerrshëm 40 vjeçari Eric e kujtoi gjatë një interviste me Savannah Guthrie të NBC-së të hënën mbrëma, teksa Trump dhe mbështetësit e tij u mblodhën në Konventën Kombëtare Republikane, vetëm 48 orë pas atentatit të dështuar.
“Dy ditë më parë, isha në divan me fëmijët e mi duke parë babain tim që thuajse po vritej në televizionin kombëtar,” tha Eric, kur pa të shtënat të dëgjoheshin gjatë mitingut të Trump në Butler, të shtunën në mbrëmje.
Eric ka një djalë, Luke, 6 vjeç dhe një vajzë, Carolina, 4, me gruan e tij, bashkëkryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Lara Trump.
“E pashë drejtpërdrejt… e kuptoj qartë zhurmën e një plumbi, dhe dëgjova të shtënat dhe sytë e mi shkuan drejt televizorit dhe thjesht nuk mund ta besoja atë që po shihja,” shtoi ai.
“Ti shikon menjëherë gjakun, menjëherë sheh dikë në tokë dhe nuk e di nëse është goditur disa herë dhe thjesht po i lutesh Zotit që ata të ngrihen në këmbë. Kemi këtë ndjesi frike kur është një person i panjohur e jo më kur është familjar, është e tmerrshme”, tha ai.
Vrasësi i mundshëm Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç, qëlloi disa të shtëna me një pushkë të stilit AR nga rreth 130 metra larg podiumit ku Trump, 78 vjeç, po i drejtohej turmës.
Një plumb kapi veshin e ish-presidentit, duke dëmtuar pjesën e kafkës së tij. “Ai ka një dhimbje veshi të rëndë”, tha Eric për dëmtimin e babait të tij.
“Të paktën ne e dinim se ai mund të lëvizte në atë moment,” shtoi ai duke parë të atin e tij të gjakosur që u ngrit dhe tregoi grushtin e tij në ajër disa sekonda pasi plumbi e qëlloi.
“Këto nuk janë momente të mira” u ankua ai. “Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend.” Pavarësisht nga trauma e të shtënave – e cila vrau një pjesëmarrës në tubim dhe plagosi rëndë dy të tjerë – Eric zbuloi se babai i tij këmbënguli të paraqitej në RNC siç ishte planifikuar.
“Unë fola me të 45 minuta pas atentatit dhe ai më ka thënë: ‘Asgjë nuk ndryshon me kongresin, unë do të jem atje’”, kujton ai.
Trump fillimisht planifikoi të vononte udhëtimin e tij në shtetin kryesor pas tentativës për vrasjen e tij, por njoftoi më vonë se do të jetë aty në orarin që kishte thënë paraprakisht.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë