Djathërat e shëndetshëm, ‘ricotta’ mban vendin e parë

8 Nëntor 2021 | 16:56

Djathi është i pasur me proteina dhe kalcium, por nuk duhet tepruar sepse ka po ashtu shume kalori.

Ekspertët sugjerojnë se ka disa djathëra që i bëjnë mirë shëndetit tonë. Ricota është djathi më i shëndetshëm sipas tyre.

Ky djathë ka përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi.

Për ata që duan të formojnë muskuj, ndërkohë që nuk duan të shëndoshen ky është djathi më i përshtatshëm për t’u ngrënë.

Ricotta prodhohet nga hirra e qumështit të deles, lopës dhe dhisë.

Sipas eksperteve, djathërat më të fortë, si parmigiano, pecorino ose gouda, janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen pa e tepruar.

Këto djathëra përmbajnë më pak ujë dhe janë më të përqendruar.

Gjithashtu kanë më shumë kalcium dhe njerëzit ngopen më shpejt me sasi të vogla nga këto djathëra.

Po ashtu ka edhe djathëra të mirë për menaxhimin e peshës.

Djathërat që janë të pasur me proteina dhe më pak yndyrë janë opsione të shkëlqyera për njerëzit që nuk duan të shëndoshen, si p.sh djathi zviceran, djathi cheddar dhe ricotta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026