“Djemtë i vendosin çmim vajzave”- Cerka tregon se çfarë ndodh në grupin Albkings

5 Mars 2024 | 07:55

Gazetarja Rovena Cerka është shprehur se në grupin Albkings në Telegram, publikohen fotografi intime të vajzave pa dijeninë e tyre, me qëllim denigrimin.

Komentet Cerka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se djemtë madje i vendosin çmime vajzave, duke ofruar në këtë grup kontaktet e tyre, si Instagram, Tik Tok apo edhe numrin e telefonit.

Ajo tha gjithashtu se krimi kibernetik në Shqipëri ka treguar se është i paaftë t’i luftojë këto lloj fenomenesh, të cilat sipas saj, nuk duhet të tolerohen.

“Nuk janë të pakta fotografitë e vajzave që janë të mitura dhe ndodhen brenda këtij grupi. Në grupka dy momente shumë të rëndësishme, vajza që punojnë në rrjetin e prostitucionit dhe ofrojnë kontaktet dhe fotografitë e tyre brenda grupit, duke u munduar të tërheqin klientë.

Nga ana tjetër, kemi djemë që u  caktojnë çmimin vajzave, që as nuk i njohin madje. Kjo ndodh me qëllim denigrimin e tyre. Kemi djem që ekspozojnë të dhënat e një vajze me kontaktin e tyre, Instagramin, TikTok-un, numrin e telefonit, etj dhe vendosin një çmim me qëllim denigrimin e tyre.

Nuk është hera e parë që ndodhin këto gjëra, por nuk do të thotë se duhet të tolerohen. Krimi kibernetik në Shqipëri ka  treguar se nuk është i aftë të merret me këto çështje”, tha Cerka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026