Do dëshmoj si kallëzues i çështjes në gjyqin “Partizani”, Balla nga GJKKO: I qëndroj kallëzimit tim, ditë e madhe për Shqipërinë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së dhe njëkohësisht edhe kallëzuesi i çështjes për dosjen “Partizani”, Taulant Balla, është paraqitur këtë të enjte në GJKKO si i thirrur për dëshmitar. Balla është ndalur përpara hyrjes për t’u përgjigjur gazetarëve. Kreu i grupit të PS-së e ka komentuar këtë zhvillim si një ditë e madhe për Shqipërinë, që sipas tij po shkojnë në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë për korrupsion.
“Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 1912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.
A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë.”-tha Balla.
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara