“Do e bësh tërmet Vlorën”, Rama filmon bisedat telefonike me Gjiknurin dhe Peleshin

5 Prill 2021 | 16:05

Kryeministri Edi Rama përpara se të zhvillonte në terren fushatën elektorale në juglindje të vendit, është ndalur në një bisedë telefonike me drejtuesin politik të socialistëve në qarkun e Korçës, Niko Peleshi.

Ndryshe nga fushatat që ka zhvilluar këto ditë, ajo që bie në sy është fakti që kryeministri Rama, ka vendosur të ndryshojë strategji elektorale dhe të filmojë bisedat që zhvillon në makinë me drejtuesit e Partisë Socialiste për punën që po realizohet në zonën që ata mbulojnë.

Vihet re, që kryeministri shfaq interes edhe për punën që po realizojnë kundërshtarët politikë.

Biseda telefonike Rama-Peleshi

Rama: Organizime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim më qafë, se kjo është tmerr i madh, këta po i marrin njerezit më qafë (i referohet opozitës). Dëgjo po këta si janë, PD dhe LSI. Ca bëhet?

Peleshi: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, me denigrime, deklarata, shpifje, sulme personale.

Të njëjtën gjë, kryeministri bëri gjatë rrugës për në Korçë, ku telefonoi drejtuesin politik të Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri. Në bisedën e tyre nuk lihen mënjan as komentet për presidentin Meta.

Biseda telefonike Rama-Gjiknuri

Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?! (qesh)

Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja e duhur, ta them dhe njëherë atë fjalën ‘tërmet’. Aty e ka lezetin.

RamaLeskua ça bën Leskua (Bujar Leskaj)?

Gjiknuri: Po mirë, atë punën e tij. Me elektoratin e tij.

Rama: Po ky (Ilir Meta) ka ardhur ky, këto ditë?

Gjiknuri: Kush? Presidenti?

Rama: Ee, presidenti i futbollit.

Gjiknuri: Po, po. Presidenti vjen se atë punë ka. Vjen i maskuar. Ka atë mënyrën e tij, bën fushatë. Nuk del në tribunë, po punon mbrapa dyerve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026