Do e njohë Vuçiç Kosovën? Politikani serb tregon skenarët që do të ndjekë presidenti

3 Shkurt 2023 | 23:07

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç beson se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do e pranojë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Jovanoviç u shpreh se Vuçiç i kupton problemet, teksa shtoi se në Ballkan, gjërat janë më emocionale dhe se ka një problem të madh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk e besoj, sinqerisht nuk e besoj. Nëse më pyesni, a i kupton problemet Vuçiç, a i kupton ai personalisht problemet? Unë do të përgjigjesha se po. Ai e kupton realitetin, jam i bindur që i kupton të gjitha, por politika nuk është si fizika, sidomos këtu në Ballkan. Ka shumë emocione, ky është një problem i madh për të dyja palët.

Duhet të veprojmë shpejt, të kemi shumë guxim. Ky është një problem i madh për të dyja palët. Tek e fundit, është problemi ynë. Interesi ynë është të zgjidhim këtë problem dhe të gjejmë një farë rrugëdalje të pranueshme nga të dyja palët”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026