Do i shpërthejnë godinën në Theth, flet pronari: Na terrorizuan që në 5 të mëngjesit

4 Tetor 2025 | 13:46

Diet Pjetërkolaj, pronari i godinës 3-katëshe që është konsideruar si ndërtim në dëmtim të hapësirës publike në Theth, ka folur për Euronews Albania, për gazetarin Teodor Gjerga.

Pjetërkolaj shprehet se ai dhe familjarët e tij janë gjendur, sipas tij, në një situatë terrori, ku fadromat e IKMT dhe IMT i kanë ardhur pranë godinës në orën 5 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Objekti i ndërtimit është i babait tim dhe vëllezërve të mi. Nuk kemi marrë absolutisht asnjë njoftim; po të na njoftonin do të ndjeheshim më të liruar. Madje më kanë bërë rrethim në mëngjes, në orën 5, që u dramatizua e gjithë familja. Për fatin tim të mirë sapo isha zgjuar kur dola në oborr pashë që më kishin rrethuar shtëpinë në të katër anët. Nuk ndejta pa folur; sikur ishim kriminelë ky rrethim nuk mund të bëhet kështu.

“Hajde rri, pimë kafe, kur të vijnë njerëzit, filloni shembjen, meqë keni ardhur për këtë punë.”

Nuk na lejojnë të afrohemi dhe të nxjerrim asnjë lloj materiali nuk është ndonjë problem, meqë shteti e ka marrë. Meqë fiton shtëpi me këto shembje, i uroj t’u vazhdojnë deri në fund, asgjë më tepër. Vlera që kam investuar është mbi 300 mijë euro le t’i vlerësojnë ata që janë arkitektë.

Do të vendoset dinamiti për prishje, çfarë të bëjmë, të bëjmë luftë me shtetin?

Unë personalisht e deklaroj publikisht: shtetin s’e njoh fare se ekziston, përderisa shteti nuk më njeh personalisht dhe asnjë banor të Thethit. Por ai ka detyrim të mbledhë forcat policore dhe të vijë, dhe, inshallah, të mos na përgatisë për luftë.Me këtë ekonomi që na ka lënë ne fshatarëve me shembjen e turizmit, kam frikë për pasojat në malet që kam dëgjuar.”-shprehet Pjetërkolaj.

Prishjet në Theth kanë rinisur këtë shtunë ku do të prishen një numër i madh objektesh nga IMT dhe IKMT.

lajmi në përditësim

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026