“Do ju dërgoj letra nga burgu”, Salianji: Ja si do e drejtoj fushatën nën regjim
Deputeti Ervin Salianji mbajti këtë të premte një konferencë për mediat lidhur me vendimin e marrë një ditë më herët nga Gjykata e Apelit e cila la në fuqi vendimin “arrest me burg për 1 vit” për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”.
Ditën e djeshme deputeti demokrat tha se betejën ligjore por edhe fushatën elektorale ai do e vazhdojë nga burgu. I pyetur nga gazetarët se si do e bëjë këtë, Salianji u përgjigj:
“Do u them mediave hajdeni te dritarja e burgut. Përtej shakave unë mendoj se ka mjete komunikimi. Lejohen letrat nga burgu, pra do shkruaj do gjej forma komunikimi. Pavarësisht se izolimin tim e kanë bërë edhe për arsye tjetër.
Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit, nëpërmjet rrjeteve, letrave apo televizionit. Në fushata unë preferoj të takoj qytetarët dhe të jem kudo, në çdo moment me orë të gjata duke i kufizuar në 2-3 orë periudhën e gjumit. Nuk është e njëjta situatë tani, por ky dënim politik, ka motivuar shumë më shumë njerëz këtë e shikoj nga reagimet dhe dua ti shpreh mirënjohjen mijërave qytetarë që më kanë shkruar. Ata do motivohen nga kjo dhe do ketë një tjetër reagim. Ju e dini se regjimet totaliare kur janë në fundin e tyre bëjnë veprime të pa imagjinueshme njësoj si ky”,-tha deputeti demokrat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Salianji paralajmëron kallëzime të reja, kush janë zyrtarët që do çojë në SPAK
- Salianji konferencë para arrestimit: Dënim politik, Fatmir Xhafaj u betua që…
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë