‘Do kemi skandale të mëdha’, Spahiu: Në mars të 2025-s, do hapen dosje të bujshme
Sipas juristit Kreshnik Spahiu, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, do të ketë skandale të mëdha në politikën në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se shtete partnere të Shqipërisë, do të hapin dosje të bujshme për liderë politikë shqiptarë, në mënyrë që t’i detyrojnë ata që të largohen nga politika.
“Unë mendoj që partnerët, shërbimiet partnere, por edhe vendet partnere të NATO-s, në prag të zgjedhjeve të 2025-s, do nxisin parlamentin shqiptar për miratimin e dispozitave të tjera për lustrimin, me qëllim që disa liderë politikë, t’i detyrojnë të largohen nga politika duke u publikuar dosjet, dosje të cilat këto shërbime i kanë.
Nuk do nxjerrin vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por edhe bashkëpunëtorët e spiunët e shërbimeve anti-shqiptare, përfshirë Rusinë dhe Iranin. Do kemi skandale të mëdha. Unë nuk mendoj dhe besoj te arrestimet. Unë mendoj që shtetet partnere do të largojnë nga politika, me dosjet e tyre disa liderë politikë në Shqipëri, duke u hequr të drejtën ligjore që ata të kandidojnë në parlament”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Kreshnik Spahiu: PD ishte krijesa e Ramiz Alisë për të mbrojtur komunistët shqiptarë
- ‘Paga nën nivelin e minimumit jetik’, Spahiu: Në Shqipëri, i detyruar të vjedhësh
- ‘2022, viti i mjerimit’, Kreshnik Spahiu: Rama i konsumuar, s’ka çfarë të japë më
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit