‘2022, viti i mjerimit’, Kreshnik Spahiu: Rama i konsumuar, s’ka çfarë të japë më
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se qeveria socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë të konsumuar pas 10 vitesh në pushtet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Rama nuk ka çfarë të japë më për Shqipërinë.
Sipas tij, viti 2022 ishte viti i mjerimit dhe i varfërisë, teksa gjatë kësaj periudhe, patëm edhe eksodin e tretë të shqiptarëve.
“Mendoj që, pas 10 vitesh qeverisje të Edi Ramës, do thoja që çdo qeveri shqiptare do të ishte konsumuar. Është në natyrën njerëzore, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të evropianëve dhe amerikanëve, që përtej dy mandateve, të konsumohet dhe të mbarojë kreativiteti i çdo lloj administrate apo individi. Në këtë kontekst, do të thoja, edhe Edi Rama nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë, për momentin.
Unë, të gjithë analizën time e mbështes në varfërinë të cilën e ka mbërthyer Shqipërinë. Viti 2022 është viti i mjerimit, viti 2022 është viti i varfërisë, viti 2022 është viti i skamjes, viti 2022 është viti i një eksodi të përsëritur. Është eksodi i tretë, pas dy të parëve tragjikë, madje këtë radhe me përmasa më të mëdha, nëse dikur kapërcenim Adriatikun, tani po kapërcejmë edhe oqeanin. Për këto arsye, është një vit i trishtë, mos u kthehtë më kurrë. Unë nuk e gjykoj punën e qeverisë, duke krahasauar me opozitën. Edi Rama nuk mund të gjykohet si kryeministër i mirë, duke parë se kemi gogolin Berisha”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve