‘Cili është qëllimi juaj’, Prençi: Çfarë i thashë Alibeajt në takimin në Kamzë
Kandidati në Primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi tregoi arsyen se përse shkoi në takimin që Enkelejd Alibeaj zhvilloi disa ditë më parë me demokratë në Kamzë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi tha se donte të shikonte realitetin, se çfarë po ndodhte me këtë grupim.
Prençi nënvizoi se mori fjalën gjatë takimit dhe i tha Alibeajt se cili është qëllimi i tij, duke duke dalë me dy kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Jo pa qëllim, nuk kam pasur ftesë, por kam shkuar me një grup mjekësh. Kam shkuar të shoh realitetin me sy. Po kuptohet vetëm me një takim. Alibeaj ka prezantuar një mjek. Atje, në prezantimin e mjekut Bilbil Bajraktari, kishte edhe një numër të konsiderueshëm mjekësh të tjerë, që shërbenin në territorin e Bashkisë së Kamzës dhe Paskuqanit, që mbështesnin kolegun e tyre.
Jo pa qëllim, sapo ka prezantuar Alibeaj, kam marrë fjalën dhe i kam thënë zotit Alibeaj, cili është qëllimi juaj, a mendoni që duke hyrë në garë me dy koka, do fitojmë? Si e mendoni? Unë e njoh Kamzën, e njoh votën në Kamzë, sepse kam drejtuar disa fushata në Kamzë dhe duke njohur situatën konkrete, ka dy probleme thelbësore. Së pari, PD-ja po futet me dy kandidatë, çka do të thotë se secili i prish punë tjetrit. Procesi i primareve ka hapur një hendek tjetër në Kamzë, sepse një grup i caktuar, të cilët për interesa personale kanë dashur me qëllim të nxjerrin një kandidat të caktuar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:37 “Miratohet marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit