‘Dreka ishte aksident’- Bejko zbulon deputetët që nuk do t’i bashkohen Berishës

29 Dhjetor 2022 | 13:38

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko zbuloi më shumë detaje nga dreka mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe deputetëve të “grupimit Alibeaj”.

I ftuar në EuroNews, Bejko nënvizoi se sipas burimeve të sigurta, deputetët Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe Lefter Gështenja nuk do t’i bashkohen Berishës.

“Jam i bindur se as Jorida Tabaku, as Gaz Bardhi as Lefter Gështenja nuk do t’i bashkohen Berishës. Të paktën nga këta që kam unë të konfirmuar. Do të shohim nëse do t’i quaj prapë të shitur Berisha pas kësaj dreke”, tha Bejko.

Bejko zbuloi gjithashtu se dreka ishte një aksident pasi deputetëve i ishte thënë se Berisha nuk do të ishte prezent.

“Thanë që takimi ishte një aksident, pasi deputetëve i kishte ardhur një mesazh nga Xhelal Mziu për t’i ftuar në një drekë mes miqsh. Ata thanë që na u tha se nuk do jetë Berisha, pasi ishte në Shkodër. Thonë që Berisha ka ardhur më vonë dhe i ka gjetur aty”, tha Bejko.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026