Ndërron jetë 48-vjeçarja në ambientet e Bashkisë së Lushnjës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se viktima është Shpresa Cani, 48 vjeç nga fshati Çinar. Qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.
Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë jashtë ambienteve të bashkisë. Por 48-vjeçarja është rikthyer dhe ka kërkuar të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën.
Ajo është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren, por sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend.
Në njoftimin zyrtar nga ana e policisë së Lushnjës, thuhet se 48-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë