Hiqet barrikada në Merdare

29 Dhjetor 2022 | 10:06

Barrikada e vendosur nga serbët lokalë, dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së mërkurës. Lajmi është bërë me dije nga policia e Kosovës.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës tha se “rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”.

Policia njoftoi “qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikëkalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”.

Personat që ishin të pranishëm në këtë vend ku ishte bllokuar rruga, thanë për REL-in se ishin pjesërisht të kënaqur me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e së mërkurës.

Ata theksuan se po veprojnë në koordinim me pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026