Vuçiç udhëton drejt Rashkës: Do pranoj çdo vendim të popullit për barrikadat
Presidenti Aleksandër Vuçiç është nisur sonte pak pas orës 19:00 me helikopter nga Beogradi drejt Rashkës për tu takuar me serbët nga Kosova në vijën administrative.
Lajmin e ka bërë vet ai në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku ka theksuar se do të pranojë çdo vendim të serbëve për heqjen e barrikadave në veri të krahinës jugore.
“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Duke e ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”– ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, më herët në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se BE-ja dhe SHBA-ja kanë dhënë garancitë më të forta deri më tani se do të respektohen të gjitha kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave.
Barrikadat u vendosën në 10 dhjetor nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026