Dreka e pajtimit apo e gabuara? Çfarë do të ndodhë në janar me PD-në

29 Dhjetor 2022 | 16:04

Ky postim i Xhelal Mziut në rrjetet sociale pak ditë më parë u duk sikur nuk do të prodhonte asgjë. Por përkundër pritshmërive ftesa e Mziut uli për herë të parë në një tryezë Sali Berishën me disa prej deputetëve demokrat që në 16 muajt e fundit ai i ka pasur kundërshtarë.

Dreka e organizuar nga Mziu në kuadër të festave të fundvitit nuk mund t’i shpëtonte mesazheve politike. Këto të fundit ishin prezente si gjatë drekës kur deputetët ishin përballë njëri-tjetrit, por edhe në postimet që disa prej tyre bën në rrjetet sociale.

E para ishte, Jorida Tabaku. Në postimin e saj deputetja demokrate që ka qëndruar stoike në pozicionin kundër Berishës nuk e kurseu ironinë: “Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng”, shkroi Tabaku.

Më vonë reagoi Berisha, duke e cilësuar këtë drekë si një fillim të ri për grupin parlamentar.

Por ky reagim i Berishës nuk i pëlqeu shumë Gazment Bardhit. “Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit, është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin”, shkroi mes të tjerash Bardhi.

Si për t’i kapak që edhe kjo darkë nuk shërbeu aspak për bashkimin e dy palëve mendoi organizatori, Xhelal Mziu. Ky I fundit me një postim në rrjetet sociale shkroi se bëhej fjale për një drekë “pune dhe bashkimi”. Madje e cilësoi vetëm si fillimin e fitores në 14 maj.

Edhe pse mund të quhet arritje fakti që deputetët demokrat u ulën bashkë pas 16 muajve sherre dhe përplasje, sërish shenjat e bashkimit të partisë më të madhe opozitare në vend janë shumë larg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026