Protestë për Kosovën në Tiranë, qytetarët tubim përballë ambasadës serbe

29 Dhjetor 2022 | 12:22

Një protestë qytetare është mbajtur mesditën e kësaj të enjteje përballë ambasadës serbe në Tiranë.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur aty dhe kërkojnë nga autoritetet në Beograd që të mos ketë më provokime ndaj republikës së Kosovës.

I pranishëm në protestë ishte dhe aktivisti i Vetëvendosjes Elvis Hoxha, i cili tha se qytetarët se protesta mbahet për të dënuar qëllimet luftnxitëse të Serbisë në Kosovë.

“Kjo është një protestë qytetare është kundër pozicioneve luftnxitëse të Serbisë dhe për t’i treguar që ka dhe qëndrim thjesht qytetare dhe jo vetëm politike. Nuk mund të pranohet kurrsesi ky qëndrim arkaik i Serbisë. Nuk mund të përdoren as barrikadat , as të pengohet lëvizja e lirë, as nuk mund të merret peng popullsia serbe e Kosovës për të realizuar qëllimet e Vuçiçit”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026