Kreshnik Spahiu: PD ishte krijesa e Ramiz Alisë për të mbrojtur komunistët shqiptarë
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike u krijua nga ish-diktatori, Ramiz Alia, për të mbrojtur komunistët pas ndërrimit të sistemit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Alia vendosi Sali Berishën në krye të PD-së, pasi ky i fundit kishte qenë ish-sekretar i Partisë Komuniste.
Sipas tij, 8 janari i këtij viti, ku pati përplasja të dy grupimeve në selinë blu, shënon edhe fundin e misionit të Partisë Demokratike.
“8 janari është dita zyrtare e fundit të misionit të turpshëm historik të Partisë Demokratike. Ajo parti tashmë e ka mbyllur misionin e saj të tranzicionit, si një krijesë e Ramiz Alisë dhe Partisë Komuniste. Mendoj që zbulimi dhe krijesa më interesante e ish-diktatorit Ramiz Alia ka qenë formimi i Partisë Demokratike, si një mundësi, si një krijesë artificiale e pluralizmit politik në Shqipëri, duke vendosur dhe një nga komunistët më të besuar në krye të kësaj partie, ish-sekretarin e Partisë Komuniste të spitaleve, Sali Berishën, pas 25 viteve karrierë në Partinë Komuniste, Ramiza Alia, si një njeri aktiv, i cili e njohu egon e tij, bëri këmbimin paqësor të pushtetit, e çoi pushtetin në duar të sigurta, në duart e një komunisti, i cili pas 32 vitesh do e forconte ish-Partinë Komuniste, sot Partia Socialiste, për t’i dhënë fronin mbretëror në këtë vend.
Partia Socialiste është vazhdimi, është e njëjta, vetëm ka ndryshuar emrin. Partia Demokratike ishte zgjatimi, leva që do mundësonte një lloj pluralizmi fiktiv dhe do i garantonte forcimin, fëmijëve dhe nipërave të komunistëve shqiptarë. Sot, fëmijët dhe nipërat e komunistëve shqiptarë janë mëtë fortë se kurrë dhe Sali Berisha e ka mbyllur me sukses shkatërrimin e Partisë Demokratike”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit