“Do ketë debat në Serbi”, Rama: Nuk tërhiqem nga ajo që thashë për Dick Marty

12 Tetor 2022 | 17:44

Kryeministri Edi Rama, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës ka dhënë një deklaratë për mediat shqiptare, ku tha se deklarata e tij do të jetë temë debati në Serbi.

Rama theksoi se nuk tërhiqet nga asnjë fjalë që ka thënë, pasi sipas tij e vërteta duhet thënë edhe pse dhemb.

Më tej theksoi se raporti i “Dick Marty” prek të gjithë kombin shqiptar, ndërsa shtoi se akuzat janë të pavërteta.

“Që do të ketë debat në Serbi le të ketë. S’kam asnjë shqetësim, gjërat duhen thënë. E vërteta dhemb por shëron. E vërteta është e zbardhur, nuk ka as një provë, asnjë fakt që të tregojë se ka pasur trafik organesh.  Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre dhe jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan as topi. Kjo historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit, prek të gjithë kombin shqiptar. Është një akuzë qesharak”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026