“Do marr ca letra”- Kryemadhi paraqitet e shoqëruar nga e bija në GJKKO

11 Dhjetor 2024 | 15:03

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryemadhi shoqërohej nga vajza e saj, Bora Meta, teksa hynte në ambientet e godinës, ku deklaroi se do të marrë disa letra.

Sipas informacioneve, Kryemadhi është paraqitur për të depozituar ankim mbi sekuestron e dy vilave në pronësi të saj dhe të së ëmës, Fatime Kryemadhi, prona të cilat janë bllokuar me kërkesë të SPAK.

Kryemadhi, është nën hetim nga SPAK për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, në kuadër të dosjes CEZ-DIA dhe lobimit të LSI-së në SHBA.

Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, çifti është në proces divorci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026