“Do merrem vetë me prokurorin”/ Zbardhet audio që çoi në arrestimin e avokatit
Është publikuar audioja e debatit në sallën e gjyqit në Gjykatën e Elbasanit, ku avokati Ulian Bajrami i drejtohet me tone kërcënuese prokurorit Gjergj Ceka. Ai u arrestua një ditë më parë me akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe “Kanosja e gjyqtarit”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar më 17 tetor 2025 në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, ku Barjami po mbronte shtetasin Maksim Suçi. Në këtë seancë, avokati ka vënë në dyshim vlefshmërinë e një prove video të paraqitur nga prokuroria, duke pretenduar se ajo ishte në kundërshtim me përshkrimin në procesverbalin e hartuar nga prokurori i çështjes, Gjergji Ceka.
Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe me pseudonimin “Suci”, një emër që përflitet për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin.
Pjesë nga diskutimi:
Avokati Ulian Bajrami: Tani kërkesa e prokurorit për caktim mase bazohet në disa prova, apo jo? Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rremë të të dhënave dhe që do merrem personalisht edhe me prokurorin edhe me gjithë oficerët e policisë gjyqësore.
Gjyqtarja: Avokat, hera e fundit..
Avokati Ulian Bajrami: Zonja gjyqtare, do bëj kallëzim
Gjyqtarja: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit.
Avokati Ulian Bajrami: Nuk është kërcënim.
Gjyqtarja: Nuk ka rëndësi çfarë do bëni ju jashtë kësaj salle me kë të doni ju, të thashë për herë të fundit. Avokat, do marr masa nga ato që parashikon kodi i procedurës. Këto lloj komunikimi në sallë gjyqi me mua si gjyqtare, nuk të lejohet.
Përqendrohu te mbrojtja që do i bësh të pandehurit tënd ose do caktoj ndonjë avokat tjetër dhe do të të nxjerr përjashta. Përqendrohu te mbrojtja po ta them, paralajmërimi i fundit.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit