“Do na sigurojnë metalet e rralla”- Trump: Arritëm marrëveshjen tregtare me Kinën

11 Qershor 2025 | 15:17

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje paraprake me Kinën pas dy ditësh bisedimesh në Londër mes zyrtarëve të lartë të të dy vendeve. Sipas tij, marrëveshja pret miratimin përfundimtar nga ai vetë dhe Presidenti kinez, Xi Jinping.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se marrëveshja përfshin furnizimin e Shteteve të Bashkuara me metale të rralla dhe të lehtësimin e aksesit për studentët kinezë në institucionet arsimore amerikane.

“Magnetet e plota dhe çdo metal i rrallë i nevojshëm do të furnizohen paraprakisht nga Kina. Po kështu, ne do t’i ofrojmë Kinës atë që është rënë dakord, përfshirë studentët kinezë që do të përdorin kolegjet dhe universitetet tona, gjë që gjithmonë më ka pëlqyer!”, shkroi Trump.

Theks i veçantë iu vu edhe çështjes së tarifave, ku Trump sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë totale tarifore prej 55%, ndërsa Kina do të aplikojë tarifa përkatëse prej 10%.

Ai e përshkroi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe si “të jashtëzakonshme”, ndërsa e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar ata që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth marrëveshjes.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Hoëard Lutnick, konfirmoi se bisedimet kishin prodhuar një kornizë të re për zbatimin e marrëveshjes dhe synonin heqjen e kufizimeve mbi eksportet kineze të metaleve të rralla dhe magneteve – materiale jetike për teknologjitë moderne, nga telefonat inteligjentë deri te automjetet elektrike.

“Ne kemi arritur një kornizë për të zbatuar konsensusin e Gjenevës,” deklaroi Lutnick. “Sapo presidentët ta miratojnë, ne do të përpiqemi ta zbatojmë atë.”

Të dyja palët kanë ngritur shqetësime për shkelje të marrëveshjeve të mëparshme. SHBA akuzon Kinën për vonesa në eksportet e metaleve të rralla, ndërsa Pekini kritikon Uashingtonin për kufizimet mbi teknologjitë amerikane dhe ndalimin e vizave për studentët kinezë.

Bisedimet në Londër pasuan një telefonatë mes Trump dhe Xi më 5 qershor, që të dy liderët e përshkruan si konstruktive. Zëvendësministri i Tregtisë i Kinës, Li Chenggang, konfirmoi se të dy palët kishin arritur një konsensus për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026