“Do ndihen pasojat mbi rusët”, eksperti: Vendimi për raketat goditje psikologjike

22 Nëntor 2024 | 21:52

“A po futet bota në një konfrontim më të gjerë apo këto janë masa të nevojshme përpara fillimit të negociatave të cilat mund të fillojnë pas ardhjes në pushtetit të presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump?”

Konflikti ruso–ukrainas ishte temë kryesore në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ishte i ftuar eksperti i sigurisë dhe ish-zv.komandant i Flotës Detare, Artur Meçollari i cili tha se vendimi i administratës Biden për të lejuar Ukrainën që të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi ishte i pritshëm dhe ky veprim do të ketë efekte më shumë sesa në terrenin e luftimeve në dobësimin e piskologjisë së popullit rus për luftën ndaj ukrainës.

“Ky vendim vjen si një reagim pas përshkallëzimit të veprimeve nga ana e Rusisë në konfliktin me Ukrainën dhe në këtë mënyrë përfshirja e forcave të Koresë së Veriut në operacionin ushtarak të pushtimit që po kryen Rusia në Ukrainë, kuptohet që duhet të sillte një vendim i cili do të ribalanconte raportet e forcave në terren dhe si e tillë dhënia e lejes për përdorimin e raketave ishte një nga mënyrat për reagim, por kuptohet që kjo leje nuk do të ketë ndikim direkt në opercionet ushtarake, por ajo tashmë do të vërë në diskutim ose do të nxisë që populli rus, jo vetëm do ti ndjejë pasojat e sulmit rus ndaj Ukrainës, por dhe do ti prekë pasi do të ketë efekt në psikologjinë e tij”, tha Meçollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026