“Do nxjerrin thika ndaj njëri-tjetrit”-Eksperti: Pritet sherr brenda ekipit të Putin

26 Mars 2024 | 22:19

Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, është shprehur se sulmi terrorist në Moskë mund të çojë në përplasje mes klaneve në Rusi.

Komentet Peka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha në mënyrë simbolike se anëtarët e ekipit të Putinit pas kësaj ngjarjeje do të nxjerrin thikat të godasin njëri-tjetrin.

Peka shtoi gjithashtu se brenda Rusisë ka disa klane të pushtetit, dy prej të cilave janë më kryesoret dhe presidenti Vladimir Putin është ai që ruan balancat.

“Është momenti kur presidenti sapo ka marrë një mandat dhe do rishikojë edhe ekipin e tij, sidomos edhe në fushën e sigurisë. Edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Në mos ky është një rezultat i përplasjeve mes fraksioneve në institucionet e inteligjencës, një gjë është e sigurt se do të nxirren thikat e këtyre fraksioneve për të goditur njëri-tjetrin.

Po të shikosh strukturën e qeverisë së Rusisë, Putin nuk është ai mbreti i plotfuqishëm që vendos për gjithçka. Putin është dikush që qëndron sipër klaneve dhe fraksioneve të ndryshme, që përpiqet të krijojë balanca. Ndër vite 2 fraksionet më të rëndësishme, kanë qenë fraksioni i Leningradit që i thoshin dikur, i Shënpetërsburgut nga vjen edhe Putin vetë dhe fraksioni i Moskës, kryesisht i FSB.

Me kalimin e viteve duket se fraksioni i Petërsburgut është bërë më i fuqishëm. Ka edhe fraksione të tjera. Presidenti është ai që përpiqet të ruajë balancat. Kur ai merr një mandat tjetër është edhe momenti i duhur që ai të rishikojë ekipin. Pra ndodhja e kësaj në këtë moment që pritet të ketë lëvizje, ose është përplasje e klaneve, ose të paktën në rastin më të mirë është që ky incident do të përdoret për luftën e brendshme mes këtyre klaneve”, tha Peka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026