“Do përshkallëzojmë qëndrimin”- Dhoma e Avokatisë mblidhet për dhunën ndaj Mëngjesit

4 Qershor 2024 | 11:18

Dhoma kombëtare e Avokatisë do të mbajë këtë të martë një mbledhje, ku do të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajë pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Më herët Dhoma e Avokatisë ka paralajmëruar pershkallezim të qëndrimit të tyre dhe keqardhje për mosreagim nga ana e komunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si pjesë e sistemit të drejtesisë.

“Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomes, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, per atë ç’ka i ndodhi kolegut Tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokuroin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbtojie të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre”, njoftoi në një deklaratë të shtunën Dhoma e Avokatisë.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua me sende të forta nga 4 persona, pas një konflikti pronësie. Pas 6 ditësh në koma, të hënën u vu re re një ulje të vogël e edemave.

Mëngjesi u transportua në Athinë për trajtim më të specializuar mjekësor, ndërkohë që ende nuk ka asnjë gjurmë nga agresorët që sulmuan avokatin.

Unfifomat blu vazhdojnë negociatat me familjarët, por pa rezultat.

Sipas sistemit TIMS rezulton se tre autorët e kësaj ngjarje nuk kanë dalë jashtë territorit të Shqipëri, por ekziston mundësia që ata të tentojnë të largohen në mënyrë ilegale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026