‘Do të fitoj i vetëm’, Verstappen ironizon ndaj Perez: S’di pse eliminohet shpejt

11 Korrik 2023 | 18:30

Sezoni aktual i Formula 1 është dominuar plotësisht nga Red Bull, skuderi e cila i ka fituar të gjitha garat deri më tani. Padyshim piloti më i mirë është Max Verstappen, me holandezin që synon të mbrojë titullin kampion bote. Deri më tani, 25-vjecari ka fituar 8 gara, ndërsa në 2 të tjerat fitues është shpallur Sergio Perez.

Në garat e fundit, meksikani ka zhgënjyer duke humbur shumë terren, madje shkaktuar pakënaqësi në skuadër.

Ai i cili ka përkeqësuar edhe më keq situatën është kampioni i botës, që ka kritikuar shokun e tij të skuadrës.

“Nuk e kuptoj paraqitjen e Sergio në provat zyrtare, pasi po eliminohet shumë shpejt. Me këtë makinë duhet të jetë në sesionin e tretë. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të”- tha ai.

Më tej Verstappen ka ironizuar ndaj shokut të skuadrës, duke treguar se nuk ka nevojë për ndihmën e tij.

“Ne po luftojmë edhe për fitoren e titullit kampion për skuadra, por duke parë situatën aktuale, mendoj se mund t’ia dal edhe vetë t’i fitoj të dy titujt”- përfundoi ai.

Aktualisht diferenca mes dy pilotëve është 99 pikë, ndërsa vendi i tretë i takon spanjollit Alonso që përfaqëson Aston Martin.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026