Do të ngre padi për Butrintin, thotë Zhupa
Ina Zhupa deklaroi se do të ngrejë padi për çështjen e Butrintit.
“Unë kam nisur një iniciativë të tillë duke përpiluar tekstin e asaj që do të jetë padia në Gjykatën Kushtetuese. Pasi të bëjmë hapin në Gjykatën Kushtetuese duhen 28 firma deputetësh, pra unë e vetme nuk mund ta çoj dot në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se do të marr mirëkuptimin e kolegëve,” – u shpreh Zhupa për “SOT” në Euronews Albania.
Ajo tha se nëse kjo nuk funksionon, marrëveshja e Butrintit, që sipas saj ka dhe pjesë të tjera të errëta, do të dërgohet në SPAK e do të ndiqet kudo.
“Më vjen mirë që shoqëria civile na gjendet në krahë sepse duhet sensibiliteti i të gjithë qytetarëve në mënyrë të tillë që opinioni publik të ndikojë te kjo çështje,” – shtoi Zhupa.
Ajo sqaroi se qeveritë janë të ndryshueshme dhe me pasuritë kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën si i trajtojmë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026