Do t’i bashkoheshin protestës në RMV, policia kufitare në Bllatë ndalon autobusin me studentë shqiptarë
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillojnë këtë të hënë protestën që do të mbahet pasditen e sotme në Shkup, me të cilën kërkojnë zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e Jurisprudencës.
Ndërkohë, mediat shqiptare në RMV raportojnë se policia kufitare e Bllatës në Dibër ka ndaluar një autobus me studentë nga Shqipëria që janë nisur për t’iu bashkuar protestës së studentëve në Shkup.
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook duket autobusi, i cili është ndaluar, dhe disa studentë të cilët kanë zbritur nga autobusi.
Sipas njoftimit të studentëve, protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, orës 16:30 para Urës së Gurit në Shkup.
Në këtë organizim do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare, të cilët kërkojnë që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 10:47 Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit
- 10:34 Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League