‘Do t’ju mbështes gjithmonë’, Vuçiç mesazh serbëve para protestës në Veri

Aleksandër Vuçiç
22 Dhjetor 2022 | 11:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është drejtuar me një mesazh serbëve të Kosovës në prag të protestës që ata do të organizojnë këtë të enjte në Rudarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç është shprehur se do t’i mbështesë gjithmonë serbët në Kosovë dhe u bëri thirrje që ta ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të madh të tyre dhe Serbisë, shkruan N1.

“Serbët nuk kërkojnë shumë, ata kërkojnë vetëm atë që u takon të gjithë njerëzve të qytetëruar në Evropë. Ajo që të gjithë të tjerët kanë të drejtë, vetëm serbëve u mohohet, të jenë të lirë, të kenë të drejtën për të lëvizur, për të shkuar në shkolla dhe spitale, për të mbrojtur jetën dhe perspektivën e fëmijëve të tyre”, theksoi ai.

Sipas tij, serbët kërkojnë lirimin e atyre që padrejtësisht, pa asnjë arsye, janë arrestuar dhe ndaluar dhe kërkojnë tërheqjen e atyre që kanë ardhur pa të drejtë të pushtojnë veriun e Kosovës.

I ashtuquajturi “Shtabi i Krizës” në veri të Kosovës, i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët në “protestën më të madhe ndonjëherë” që do të mbahet sot në Rudare të komunës së Zveçanit.

Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij, po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin Kurti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026