“Do zgjidhim problemet me BE-në” – Fjalimi i parë i Erdogan pas rizgjedhjes

31 Maj 2023 | 10:54

Presidenti turk u prit me ovacione në daljen e parë publike në Ankara, pas rizgjedhjes historike.

Duke iu drejtuar Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Këmbimit Valutor, Recep Tayyip Erdogan rishikoi arritjet në 20 vitet e pushtetit dhe reflektoi për rezultatin.

“Natyrisht ne do ta vlerësojmë procesin zgjedhor në çdo aspekt. Do të analizojmë edhe arsyet e këtij entuziazmi të paprecedent në rrugët tona. Jemi të vetëdijshëm që ne, si vend, kemi zgjedhur rrugën tonë të fatit, si në kuptimin e tij ashtu edhe në pasojat”, tha Erdogan.

Lideri konservator dhe pro-islamik foli edhe për zgjidhjen e problemeve me Bashkimin Evropian:

“Do ta zgjidhim sa më parë të jetë e mundur problemin e vizave, që është përdorur për shantazh politik”.

Erdogan shtoi se do të fokusohet në luftën kundër inflacionit dhe zbuloi synimin e tij për të krijuar një zonë paqeje dhe sigurie përreth Turqisë.

Sa i takon konfliktit në Ukrainë, ai tha se një zgjidhje diplomatike është e mundur, edhe pse do parandalojë që vendi i tij të bëhet palë në një konflikt që mund të mbyllet me katastrofë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)

Një dron detar shpërtheu të premten në portin rumun të Konstancës në Detin e Zi, ndërsa autoritetet po inspektonin pajisjen pasi ajo ishte sjellë në...
11:30 | 05/06/2026

Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka quajtur bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit mbi luftën në Ukrainë një “rreth vicioz”, duke argumentuar se nuk...
10:28 | 05/06/2026

Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave

Numri i të vdekurve në një industri ushqimore në rajonin e Kievit nga një sulm nga një dron rus sot, të premten, është rritur në...
10:08 | 05/06/2026