Dodik: Evropa nuk ka pothuajse asgjë, mungojnë liderët e fortë

10 Prill 2025 | 15:17

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe elitave të tij politike, duke deklaruar se “Evropa ashtu siç është nuk ka pothuajse asgjë” dhe se ajo ka humbur vlerat që dikur e karakterizonin.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Dodik tha se kontinenti është në rënie të thellë dhe pa të ardhme.

“Me këtë elitë evropiane, është e vështirë të shpëtosh fare, por është e qartë se Evropa nuk ka pothuajse asgjë,” u shpreh ai, duke theksuar se vlerat tradicionale evropiane janë zbehur ndjeshëm.

Dodik kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas tij, po funksionon demokracia në Evropë. Ai akuzoi institucionet evropiane për manipulim të zgjedhjeve, abuzim të drejtësisë dhe ndërhyrje të jashtme pa legjitimitet demokratik.

“Nëse Evropa është e gatshme të pengojë demokracinë, të manipulojë zgjedhjet, të abuzojë me drejtësinë dhe të dërgojë të huaj që askush nuk i ka zgjedhur, atëherë ajo nuk ka të ardhme për të thënë,” theksoi presidenti i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai gjithashtu vuri në dukje mungesën e liderëve të fortë në skenën evropiane. Sipas tij, asnjë udhëheqës nuk është paraqitur si figurë dominuese në një kohë krizash të shumta.

“Askush nuk e ka paraqitur veten si lider suprem. Pritet që kancelarja e re gjermane të marrë këtë rol, por edhe vetë Gjermania po përballet me shumë probleme të brendshme,” tha ai.

Në përfundim, Dodik shtoi se Evropa po humbet terren edhe në fushën industriale dhe teknologjike, për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe konkurrueshmërisë.

“Evropa nuk është më qendër inovacioni. Kur humbet konkurrueshmëria, humbet edhe inovacioni,” deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026