Dokumente të klasifikuara zbulojnë detaje nga samiti Trump-Putin për Ukrainën
Në samitin e zhvilluar më 15 gusht në Alaskë, Presidenti rus Vladimir Putin i ka propozuar Presidentit amerikan Donald Trump një marrëveshje që parashikon dorëzimin e rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë, në këmbim të një armëpushimi dhe paqeje.
Putin ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga territoret e tjera ukrainase që kontrollohen nga forcat ruse, duke kërkuar një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.
Presidenti Trump ka shprehur mbështetje për këtë plan, duke përdorur edhe platforma mediatike si Fox News dhe rrjetin social Truth Social për të nxitur bisedime për një marrëveshje të përhershme paqësore në Ukrainë.
Megjithatë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e dhënies së ndonjë territori dhe ka paralajmëruar se refuzimi i Rusisë për armëpushim “e ndërlikon situatën” dhe mund të çojë në rritje të agresionit rus.
Ndërsa dokumente të klasifikuara të Departamentit të Shtetit amerikan, të gjetura aksidentalisht në një hotel pranë bazës ku u zhvillua samiti, kanë zbuluar detaje të takimeve të 15 gushtit, përfshirë oraret, vendndodhjet dhe emrat e pjesëmarrësve kryesorë nga administratat amerikane dhe ruse.
Dokumentet përmendin gjithashtu planin për një drekë zyrtare në nder të Presidentit Putin, që sipas burimeve, nuk u zhvillua.
Në këtë drekë ishte parashikuar të merrnin pjesë zyrtarë si Sekretari i Shtetit Marko Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, ndërsa Putini do të shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari i tij për politikën e jashtme Juri Ushakov.
Në bisedimet me Trump, Putin ka kërkuar që vijat e frontit në Donetsk dhe Luhansk të njihen si pjesë e Rusisë, duke theksuar se fronti në Donetsk është në prag të kolapsit.
Ai ka ofruar gjithashtu ngrirjen e vijave të frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, nëse forcat ukrainase tërhiqen nga pozicionet e tyre në Donbas.
Në përgjigje, Zelensky ka paralajmëruar për rrezikun e planit rus dhe ka bërë thirrje që Trump të mos i besojë Putin.
Forcat ukrainase raportojnë përparime në disa fronte, duke përfshirë një avancim prej dy kilometrash në frontin verior të Sumy-t dhe ndalimin e një sulmi rus pranë Dobropillia në Donetsk.
Në Evropë, aleatët po përgatiten për një takim të rëndësishëm të dielën, ku do të diskutohen garancitë e sigurisë për Ukrainën, përfshirë premtime të mundshme ndihme ushtarake në rast të një sulmi të ri rus.
Në këtë takim do të marrin pjesë liderë si Sir Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz.
Incidenti i zbulimit të dokumenteve ka shkaktuar reagime të ndryshme, ku Zëvendëssekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Ana Kelli, e ka minimizuar situatën duke thënë se nuk ka pasur shkelje serioze të sigurisë, ndërsa ekspertë të sigurisë kombëtare e kanë cilësuar si një provë të pakujdesisë së administratës amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)