“Donald Trump më përdhunoi” – Shkrimtarja jep detaje në sallën e gjyqit 

27 Prill 2023 | 10:27

Shkrimtarja Carroll ka dëshmuar në gjyq duke dhënë detaje si është përdhunuar nga ish-presidenti Donald Trump.

Në deklaratën e saj ne gjykata ajo tha se fillimisht ka menduar se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”.

Ajo tha se Trump i kërkoi këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një grua, dhe se ajo ndihmoi me kënaqësi. Si një shkrimtare që ofronte këshilla, të merrte kërkesë nga zoti Trump për ta ndihmuar me dhuratat “ishte një mundësi e mrekullueshme”, dhe zonja Carroll mendoi se kështu do të dilte edhe me një histori argëtuese, tha ajo.

Ajo dëshmoi se pati sugjeruar një kapele, por se ai kishte anuar tek të brendshmet, dhe se shumë shpejt filluan të bënin humor për të brendshmet.

Sipas Carroll, madje edhe kur ish-sipërmarrësi e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo imagjinoi diçka të ngjashme me një skeç që kishte shkruar për emisionin humoristik “Saturday Night Live”.

Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi zonja Carroll të mërkurën në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkrova për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha zonja Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore, raporton Zëri i Amerikës.

Ndërsa ajo u ul në bankinë ku shpesh u përlot, në një reagim në rrjetet sociale Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.

“Kjo është një histori mashtruese & false – Gjueti Shtrigash!”, shkroi zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Komentet e tij e shtynë gjykatësin që të paralajmërojë avokatët e zotit Trump se ai mund t’i sjellë kështu vetes probleme të mëtejshme ligjore.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

Zonja Carroll tha se për dekada të tëra, ajo u tregoi vetëm dy shoqeve pasi kishte frikë se zoti Trump do të hakmerrej, pasi ajo mendonte se ishte faji i saj dhe sepse mendonte se shumë njerëz fajësojnë viktimat e përdhunimit për atë që u ndodhi.

Zonja Carroll pritet ta vazhdojë dëshminë edhe gjatë të enjtes, kur avokatët e zotit Trump do të kenë ndoshta mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026