Donald Trump sërish president i SHBA, si ndikoi fitorja e tij në tregjet financiare
Aksionet e kompanive pësuan një rritje rekord në Wall Street dhe dollari kapi vlerën më të lartë në 8 vjet pasi Donald Trump u rizgjodh për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
Edhe valuta kibernetike Bitcoin preku rekordin më të lartë të të gjitha kohërave, e nxitur nga premtimi i Trump se do t’i kushtojë prioritet përdorimit të valutave elektronike.
Megjithatë, investitorët janë të bindur se plani i Trump për të shkurtuar taksat dhe për të rritur tarifat do të rrisë inflacionin dhe do reduktojë ritmin e shkurtimit të normave të interesit.
Interesa më të larta për një kohë më të gjatë do të thotë se investitorët do të mund të sigurojnë përfitime më të mira nga kursimet e tyre dhe nga investimet që mbajnë në dollarë.
Valuta amerikane u rrit me 1.75 për qind kundrejt një seri valutash të ndryshme, përfshirë paundin, euron dhe jenin japonez.
Paundi britanik ra me 1.41 për qind kundrejt dollarit, në nivelin më të ulët që prej muajit gusht. Ndërsa euro u fundos me 2.24 për qind kundrejt valutës amerikane, duke prekur nivelin më të ulët që prej qershorit.
Ndërkohë, vlera e Bitcoin u rrit me 6 mijë dollarë, duke kapur kuotën më të lartë ndër vite. Qasja e Trump ndaj kriptovalutave bie ndesh me politikat e administratës Biden, që ndërmori një fushatë kundër tyre.
Gjatë eventeve elektorale, përveçse u zotua se do ta kthejë Bitcoin në superfuqinë e botës, Trump sugjeroi edhe shkarkimin e kreut të Komisionit rregullator për Këmbimin dhe Sigurinë Valutore, që ishte shprehur kundër kriptovalutave.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë