Trump President, deputetët e PD të ndarë për impaktin, socialistët: S’ndryshon gjë
Fitorja e Donald Trump përballë Kamala Harris në zgjedhjet për presidentin e SHBA, duket se ka krijuar një entuziazëm në Shqipëri tek të djathtët që shohin te ky triumf një lloj sinjali për ndryshim edhe në politikën e brendshme të vendit.
Më entuziasti nga deputetët demokrat është, Edi Paloka.
“Donald Trump ka vuajtur të njëjtat pasoja identike nga një drejtësi që edhe aty është emëruar nga Sorrosi dhe ka vepruar si armë në duart e kundërshtarëve politik. Do ketë ndryshime”,-tha Edi Paloka.
Optimist për impaktin e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë janë edhe Flamur Noka me Ina Zhupën.
“Ka një impakt te të gjithë të djathtët te ata që kombit i thonë komb, atdheut, atdhe dhe familjes familje”,-tha Flamur Noka.
“Natyrisht do të ketë shumë ndikim edhe në Shqipëri në faktin se Partia Demokratyike është pjesë e partive simotra me Partinë Republikane”,-tha Zhupa.
Në të njëjtën linjë optimizmi është edhe aleati i PD, Agron Duka.
“Ka një frymë pozitive për opozitën, sepse pretendohet se Sorrosi ka ndikuar edhe në Shqipëri”,-tha Duka.
Ndërkohë pa shumë komente, por duke i uruar fitoren Donald Trump u përgjigjen demokratët e tjerë, Bardhi e Xhaferraj.
“|I uroj vetëm suksese Presidentit Trump dhe popullit amrikanë”,-tha Bardhi.
Sakaq, përgjigjet në radhët e socialistëve janë më pak entuziaste në lidhje me efektin që vota e amerikane më 5 nëntor mund të ketë në Shqipëri. Ka edhe nga ata që nuk preferojnë të flasin për një temë të tillë.
Pa shumë pritshmëri nga ky ndryshim në shtëpinë e bardhë janë edhe demokratët që theksojnë se SHBA do vijoj të ketë të njëjtin angazhim në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë