Donald Trump zgjedh pasardhësin e tij në presidencën e ardhshme

6 Gusht 2025 | 15:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh të martën se zëvendëspresidenti JD Vance ka gjasa të jetë kandidati i preferuar republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Deklarata erdhi gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një task force për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

I pyetur nga gazetari i Fox News, Peter Doocy, nëse Vance mund të ishte pasardhësi i tij politik dhe figura kryesore e lëvizjes “Make America Great Again”, Trump u përgjigj:

“Mendoj se ka shumë gjasa. Ai është zëvendëspresidenti dhe po bën një punë të shkëlqyer. Marco Rubio është gjithashtu dikush që mund të bashkohet me JD në një formë apo tjetër.”

Presidenti shtoi se është ende herët për të bërë parashikime, por se Vance ka një pozicion të favorshëm për të udhëhequr lëvizjen. Ai përmendi gjithashtu se edhe figura të tjera brenda kabinetit aktual mund të kenë një rol kyç në të ardhmen politike të Partisë Republikane.

Marco Rubio, i cili garoi kundër Trump në vitin 2016, ka shfaqur mbështetje për JD Vance si kandidat të mundshëm në vitin 2028, duke theksuar së fundmi në një intervistë me Lara Trump se:

“Mendoj se JD Vance do të ishte një kandidat i shkëlqyer nëse vendos të ndërmarrë një hap të tillë.”

Trump dhe disa nga aleatët e tij kanë përmendur herë pas here mundësinë e një kandidimi për mandat të tretë, megjithëse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së, e cila lejon vetëm dy mandate presidenciale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026