‘Donte armatime’, Rama tregon historinë me VIP-in që kishte frikë në Shqipëri
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tregoi para biznesmenëve holandeze rastin e një personi të huaj të rëndësishëm që kishte frikë të futej në territorin shqiptar, pasi kishte zbritur në aerport.
Sipas Ramës, i huaji kishte një perceptim krejt ndryshe për Shqipërinë dhe e dinte se ishte një vend jo i sigurt.
Ai tregoi se i huaji i kishte kërkuar në aeroport armatime, por kur e kishte kuptuar situatën se Shqipëria është një vend europian, kërkoi falje.
“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thashë mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik, sepse më duhej që të merrja urgjent aeroportin. Ajo më thotë se jemi në një situatë unike. Kemi një VIP që nuk do të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vij aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurt. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura. Më pas më thotë se kush ishte ky person. I thashë se mund të marrë Gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Pas 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj,por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta. Më ka ndodhur në një grackë të madhe midis asaj që prisja dhe asaj që pashë, më tha. I thashë nuk je i vetmi, të gjithë biem në këtë gracke midis perceptimit të krijuar nga lajmet. Deri më tani, nuk kam parë asnjë grua të mbuluar edhe pse është vend europian. I thashë se është tërësisht një vend europian”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta