Dorë për dore me Biden, Osmani publikon foton nga takimi në Nju Jork
21 Shtator 2023 |
09:57
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Nju Jork, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Osmani ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden dhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu.
“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani udhëtoi të dielën për në Nju Jork, ku pati takime me liderë botërorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Më herët ajo zhvilloi takime me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken dhe të dërguarin e BE për dialogu Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus