Dorëheqja e Veliut, Lefter Maliqi jep version tjetër: Ai është shkarkuar, limon i shtrydhur i radhës
Lefter Maliqi, ish-drejtues policie thotë në emisionin “Now” se Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe nuk kemi të bëjmë me dorëheqje.
Sipas tij, akti i dorëheqjes me rregullore fillimisht i paraqitet ministrit të Brendshëm dhe më pas ky i fundit ia dërgon kryeministrit.
“Për mua është i shkarkuar, nuk është i dorëhequr, dorëheqja është letër Bakalli dhe pa protokoll. Dorëheqja i bëhet ministrit të rendit dhe më pas ministri ia kërkon kryeministrit”, tha ai.
Ai theksoi se z. Veliu është përdorur nga kryeministri Rama dhe tani është flakur në rrugë, një metodë kjo që sipas Maliqit është aplikuar në të kaluarën me ish-ministra apo deputetë.
“Ardi Veliu është limon i shtrydhur i radhës. Rama i ka treguar këto me ish-ministra dhe deputetë. E përdori për opozitën për gazlotsjellës, si shofer të Klement Balilit. Është përdorur për zgjedhjet”, tha ai në “Now” në Euronews Albania.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun