Dorëhiqet kancelari austriak Nehammer, dështojnë bisedimet për koalicionin
Kancelari austriak, Karl Nehammer ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në ditët e ardhshme pasi bisedimet për formimin e qeverisë së re dështuan për herë të dytë.
Nehamer tha se “forca shkatërruese” në radhët e social-demokratëve kishin fituar terren dhe se subjekti i tij Partia Popullore nuk bie dakord me politika që dëmtojnë ekonominë.
Bisedimet për koalicion mes Partisë Popullore, Social-Demokratëve dhe të Rinjve zgjasnin që prej shtatorit të kaluar.
Partitë në fjalë refuzuan të punonin me Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë, të drejtuar nga Herbert Kikël, që doli i pari në zgjedhjet e përgjithshme.
Zgjedhje të reja ka gjasa të jenë hapi i ardhshëm, por kushdo që do të drejtojë qeverinë e ardhshme austriake do të ketë sfidën për të kursyer deri në 24 miliardë euro.
Austria është në recesion prej dy vitesh, po përjeton rritje të papunësisë dhe deficiti buxhetor aktualisht është në 3.7% të GDP-së, mbi kufirin e BE-së prej 3%.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë