Dorëhiqet kreu i spiunazhit të Izraelit, prapaskenat e përplasjes me Netanyahun

29 Prill 2025 | 15:45

Shefi i shërbimeve të brendshme të inteligjencës në Izrael ka njoftuar dorëheqjen për shkak të dështimit të agjencisë për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Kreu i Shin Bet, Ronen Bar deklaroi se do të braktisë postin më 15 qershor, pas një përplasjeje me kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili u përpoq ta largonte nga detyra muajin e kaluar.

Shefi i agjentëve sekretë e bëri njoftimin gjatë një eventi përkujtimor në nder të efektivëve të Shin Bet të rënë në detyrë.

“Të gjitha sistemet u dështuan, edhe Shin Bet dështoi në dhënien e paralajmërimit”, deklaroi Bar, lidhur me sulmin që vrau mbi 1.200 persona në jug të Izraelit dhe që u bë shkas për nisjen e luftës me Hamasin në Gaza.

Netanyahu ishte përpjekur ta shkarkonte kreun e agjencisë së brendshme të spiunazhit muajin e kaluar pas deklaratës se kishte një “krizë mosbesimi lidhur me sulmin e lëvizjes islamike” të 7 tetorit.

Por ajo çka acaroi situatën u bë hetimi që Shin Bet ka hapur mbi lidhjet mes Netanyahut dhe Katarit, që po shërben si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit për luftën në Gaza.

Konkretisht, agjencia po heton dyshimet se këshilltarë të afërt të Netanyahut kanë vepruar si këshilltarë me pagesë për Katarin, që nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, duke punuar njëkohësisht për kryeministrin.

Vetë Netanyahu nuk është i përfshirë në mënyrë direkte në hetim. Më herët Gjykata Supreme e Izraelit bllokoi shkarkimin e Ronen Bar pas një seri sfidash ligjore dhe u bëri thirrje palëve që të arrinin një kompromis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026