Dorëhiqet kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë, ja arsyeja

27 Shtator 2023 | 07:20

Kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë Anthony Rota, dha dorëheqjen të martën pasi ftoi një individ që kishte luftuar për një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të ndjekur fjalimin e Presidentit të Ukrainës para Parlametit të Kanadasë.

Pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim në Dhomën e Ulët të premten, ligjvënësit kanadezë duartrokitën për 98-vjeçarin Yaroslav Hunka pasi kryetari Anthony Rota përmendi emrin e tij. Kryetari Rota e prezantoi ish-nazistin Hunka si një hero lufte të rreshtuar me Divizionin e Parë të Ukrainës.

Gjatë fundjavës, hulumtuesit filluan të publikojnë faktin se Divizioni i Parë i Ukrainës njihej gjithashtu si “Divizioni Waffen-SS Galicia”, ose Divizioni i 14-të i Waffen SS, një njësi vullnetare që ishte nën komandën e nazistëve.

“Askush në këtë Dhomë nuk është mbi asnjërin prej nesh. Prandaj unë duhet të largohem si kryetari juaj”, tha zoti Rota në Parlament. “E përsëris keqardhjen time të thellë për gabimin tim në njohjen e një individi gjatë fjalimit në Parlament të Presidentit Zelenskyy”.

“Ky vlerësim publik u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komuniteteve, përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën, përveç të mbijetuarve në Poloni mes kombeve të tjera. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia”, shtoi ai.

Zoti Rota dha dorëheqjen pas takimit me krerët e partive në Dhomën e Ulët vonë të martën. Të gjitha partitë kryesore të opozitës kërkuan që zoti Rota të jepte dorëheqjen. Udhëheqësja për çështjet qeveritare në Dhomën e Ulët, Karina Gould tha se ligjvënësit kishin humbur besimin tek zoti Rota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026