Dorëhiqet lista e mbyllur e PSD-së, kush është kandidati që merr mandatin në Tiranë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Tedi Mula, pas dorëheqjes së 12 kandidatëve të listës së mbyllur për Qarkun e Tiranës.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri me dije se të gjitha dorëheqjet janë dorëzuar në mënyrë zyrtare dhe dokumentacioni është i plotë.
“Janë depozituar 12 deklarata të 12 kandidatëve të listës së mbyllur të PSD-së për Qarkun e Tiranës. Kemi të bëjmë me dorëheqje nga e drejta për të marrë mandatin dhe jo nga kandidimi. Në këto kushte, duke qenë se KQZ është e detyruar të respektojë vullnetin e tyre, mandati i shkon kandidatit me më shumë vota, Tedi Mula,” deklaroi Celibashi.
Me këtë vendim, Tedi Mula do të jetë zyrtarisht në detyrën e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, pas marrjes së mandatit të vetëm të fituar nga PSD në Qarkun e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Do të jem zëri i qytetarëve”, Tedi Mula: PSD e sinqertë dhe në shërbim të njerëzve
- “Familja Mula, kontribut në art”: kandidati i PSD: E vazhdoj këtë sukses në politikë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet