Ndryshime në qeveri, Ministria e Jashtme i kalon Xhaçkës, rikthehet Niko Peleshi

29 Dhjetor 2020 | 11:37

I ngarkuari me punët e ministrisë për Evropën dhe punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen. Kryeministri Edi Rama lajmëroi menjëherë më pas lëvizje në qeveri.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka do të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërsa postin e lënë bosh prej saj do ta marrë Niko Peleshi, një figurë e rëndësishme në PS, ish-numri dy i qeverisë i cili më herët ka mbajtur edhe postin e ministrit të Bujqësisë.

Dorëheqja u bë me dije nga vetë Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku pohoi se pas përfundimit të një sërë angazhimesh si dhe duke mos pasur asnjë synim për t’u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai e konsideroi të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.


Pas mos-marrëveshjeve me Presidentin Ilir Meta, zyrtarisht ministër i Jashtëm qe dekretuar Kryeministri Edi Rama, i cili prej fillimit të vitit 2018 ia kishte kaluar ushtrimin e detyrës Gent Cakajt.

Tashmë këto lëvizje pritet t’i dërgohen Presidentit Meta për t’u dekretuar. Këto janë lëvizjet më të fundit gjatë muajit dhjetor në qeveri, katër muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Javën e dytë të dhjetorit, pas protestave për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha, dhe dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Rama lëvizi në këtë detyrë ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi dhe në ish-postin e tij emëroi Milva Ekonomin.

Në muajin shtator, pak përpara nisjes së vitit të ri shkollor, u dorëhoq ministrja e Arsimit, Besa Shahini, edhe ajo me origjinë nga Kosova dhe që njësoj si Gent Cakaj, deklaroi se nuk do të merrej më me politikë në Shqipëri. Në vend të Shahinit u emërua Evis Kushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026