Dortmundi “fundos” Milanin/ Verdhezinjtë kryesojnë grupin F

29 Nëntor 2023 | 16:11

Askush nuk mund ta mendonte një ecuri kaq negative, por Milani është thuajse jashtë Champions League.

Kuqezintjë u mposhtën në San Siro nga Dortmundi, i cili arriti të shënonte 3 gola, ndërsa administroi mirë të dyja pjesët. Giroud në nëj natë për tu harruar shëprdoroi rastin e artë për të kaluar në avantazh vendësit, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Fati do të kthehej në favor të miqve nga Dortmundi, të cilët zhbllokuan rezultatin me penalltinë e ekzekutuar saktë nga veterani Reus.

Chukwueze solli barazpeshën, ndërsa në vijim Bynoe Gittens dhe Adeyemi vulosën triumfin 1-3. Në sfidën tjetër të këtij grupi PSG barazoi me Neëcastlen, me miqtë që shënuan të parët me Isak. Në pjesën e dytë, një penallti shumë e kontestuar u kthye në gol nga Mbappe për të regjistruar shifrat 1-1.

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt përmbysën Leipizgun nga 0-2 në 3-2, në një supersfidë që krahas golave prodhoi spektakël dhe konfirmoi supermacinë e anglezëve. Në përballjet e tjera, Barcelona Porton, Atletiko Feyenoordin, Lazio Celticun, Shakhtari Antëerpin dhe Young Boys Crvena Zvezdan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026