Dosja e AKSHI-t, Karamuço: Letrat do të shtohen! Jemi te fabula, është vetëm 5%

23 Dhjetor 2025 | 22:29

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dosjen e AKSHI-t. Gjatë fjalës së tij u shpreh se janë duke u zhvilluar hetime të thella dhe të mëdha.

Sipas tij hetuesit duan të zbulojnë se kush janë personat që veshin jelekët e BKH-së teksa e cilësoi si të rëndë. Ai theksoi se bëhen edhe ngjarje të tjera kriminale. Sa i përket kamerës në zyrën e Ergys Agasi ai u shpreh se jo çdo person është i inkriminuar por ata që kanë bërë pazare të paligjshme.

“Jemi akoma tek masat e sigurisë nuk kemi vajtur te gjyqi për ti dënuar. Jemi te fabula që na kanë dhënë ata të cilën ne e analizojmë, është vetëm 5% që kanë ata. Ajo që kanë është çfarë i shesin për këtë stad që po hetohet. Prokuroria po vazhdojnë, po shtohen letrat, do behët mal me letra.

Te zyra, jo çdo person që hyn në zyrat e biznesmenëve që pastaj kanë probleme me ligin janë të kriminuar. Të gjithë ata të cilët kanë hyrë në zyrë hynë në pazare të paligjshme dhe këto SPAK i bën provë që aty dhe shkon te dokumenti dhe do të thotë po ka ndodhur dhe bëhet fakt penal”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së...
13:37 | 27/07/2026