Dosja e ekstradimit mbërrin në Greqi, Laert Haxhiu kërkon azil: Më rrezikohet jeta

14 Qershor 2023 | 10:19

Dosja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, i është dorëzuar autoriteteve greke.

Pas marrjes në dorëzim të fashikujve hetimorë, tashmë verditki i takon Gjykatës së Janinës për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij.

Ky i fundit mësohet se ka kërkuar azil, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.

Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, për të cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026