Dosja e Matës e Breçanit, Çollaku: Del një ministër, flet në SKY me një të arrestuar

29 Nëntor 2023 | 14:45

Gazetari Basir Çollaku është shprehur se te dosja e SPAK për grupin kriminal të Ervin Matës, pjesë e të cilit dyshohet të ketë qenë edhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Erzen Breçani, ka edhe një emër ministri që komunikon me një të arrestuar.

Komentet Çollaku i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, duhet të tregonin nëse të afërm të tyre e kanë përdorur aplikacionin SKY ECC ose jo.

“Të hetohet korrupsioni politik që gjendet këtu. Bashkëpunimi i politikanëve për zgjedhjet e investimet me grupet kriminale. Edhe te dosja e fundit e Matës, pasi Breçani është periferik në këtë histori, ka një emër ministri që komunikon me një të arrestuar.

Unë nuk e kam parë vendimin prej 104 faqesh të Gjykatës së Posaçme, pra në vendimin e Gjykatës mungon. Ka komunikuar me njërin nga të arrestuarit. Nuk është i vetmi rast. Një ide e ministrit Balla, që thoshte se të gjithë nga e hëna, kush ka këto aplikacione të largohet, çka ishte një propagandë.

Nuk është njeri i besueshëm ministri i Brendshëm për të pasur në dorë këtë histori. Unë do të thoja që kryeministri Rama, ministri i Brendshëm dhe ai i drejtësisë, duhet të thoshin nëse kanë pasur të afërm që kanë pasur telefona me këta aplikacione”, është shprehur Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026