Dosja hetimore për ekzekutimin e Artan Santos i kalon SPAK-ut

17 Maj 2021 | 19:38

Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Dosja që deri tani ishte në Gjykatën e Tiranës i ka kaluar SPAK pasi Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Bankieri i njohur, Artan Santo u ekzekutua në një atentat të ndodhur në vitin 2014 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Vrasja ishte e stilit mafioz pasi 58-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor pak çaste pasi kishte zbritur nga automjeti dhe po i drejtohej zyrës së punës në rrugën “Ismail Qemali”.

Lajm në përditësim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur...
10:42 | 06/07/2026

Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar...
10:19 | 06/07/2026

Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministrin Gazmend Oketa....
10:01 | 06/07/2026